Ylli Manjani: Nisma antipezullim, domosdoshmëri ligjore apo zgjerim i rrezikshëm i imunitetit?

Nga Ylli Manjani

Pyetjet që lindin për nismën ligjore antipezullim të PS janë:

1. Përse duhet të shtrihet mbrojtja ligjore përtej anëtarëve të qeverisë dhe Presidentit të Republikës ndalimi i Pezullimit?! A po e zgjerojmë disi konceptin e imunitetit edhe ndaj zyrtarëve dhe funksioneve jo politike?!

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Pse janë 7 dhe jo më shumë ose më pak?! Përse jo të gjitha institucionet Kushtetuese?!

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Po institucionet monokratike që nuk i përmend Kushtetuta, por që janë po aq të rëndësishme, fjala vjen kryetari i KQZ, si do trajtohen?!
Dëmi që sjell ndalimi i ushtrimit të detyrës të KQZ në periudhë zgjedhore është shumë më i madh sesa pezullimi i të gjithë institucioneve Kushtetuese të marra së bashku…

4. Mos ndoshta duke ndaluar përdorimin e pezullimit vendimmarrja politike po nxit drejtësinë të përdorë arrestin?! Tani, jemi pro apo kundër praktikës së arrestit?

Mendoj se nisma për saktësimin e nenit 242 për Ministrat dhe Presidentit është e domosdoshme në kushtet kur Gjykata Kushtetuese nuk i dha drejtim.

Padyshim duhet kjo nismë. E mira e do që të ishte bashkë me ndryshime të tjera të rëndësishme që Kodi i Proçedurës i kërkon. Sidoqoftë edhe ashtu e veçuar, është domosdoshmëri.

Vetëm se pyetjet e mësipërme meritojnë vemendje…

Nuk mundet që një sulmi të nxituar ti përgjigjesh me ndërhyrje të nxituara, sepse bën të njëjtin gabim si “sulmuesi”…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?