VIDEO/ Berisha: Dënoj heshtjen e argatit të Vuçiç-it në Tiranë ndaj arrestimit të të rinjve shqiptarë në Beograd

Sali Berisha në një konferencë për mediat, reagoi ashpër ndaj arrestimit të katër të rinjve shqiptarë në Beograd, duke e cilësuar këtë akt si të papranueshëm dhe me motive politike. Sipas tij, arrestimi është bërë me urdhër të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, ndërsa arsyeja lidhet me publikimin në rrjetet sociale të një flamuri shqiptar me figura historike. Berisha e krahasoi këtë veprim me praktikat e regjimeve autoritare, duke e akuzuar Vuçiç për urrejtje ndaj shqiptarëve dhe duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të rinjve. Ai i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë, duke e konsideruar rastin si shkelje të rëndë të lirive themelore. Kreu i PD-së akuzoi kryeministrin Rama për heshtje, të cilën e interpretoi si qëndrim të qëllimshëm në favor të Beogradit. Ai paralajmëroi se opozita mund të ndërmarrë protesta nëse të rinjtë nuk lirohen.

DEKLARATA E PLOTË

Së pari, dua të dënoj me forcën më të madhe arrestimin e katër të rinjve shqiptarë në Beograd me urdhër të Aleksandër Vuçiç, kreut të organizatës kriminale të Beogradit. Të rinjtë shqiptarë janë arrestuar për fajin e vetëm se njëri prej tyre ka postuar në Facebook apo Instagram një flamur shqiptar me portretet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. Dhe sipas organeve të Beogradit, ka thënë edhe fjalë të papërshtatshme për Serbinë. Ky akt i shëmtuar e barazon Aleksandër Vuçiçin me Kim Jong Un-in, me Ajatollahët e Teheranit dhe tregon një racizëm të papërmbajtur dhe urrejtje ndaj shqiptarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dënoj me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar, të pashembullt dhe kërkoj lirimin e menjëhershëm të të rinjve shqiptarë. Sikundër, i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt që tejkalon të gjitha limitet, që mund të ndodhë dhe njëherë vetëm në diktaturat më të zeza. Dënoj gjithashtu, heshtjen e argatit të Vuçiç-it në Tiranë, kreut të organizatës kriminale, Edi Ramës, ndaj aktit të padronit të tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

Katër tifozët nuk kanë kryer asnjë akt përveçse kanë postuar në rrjetin e tyre social status me flamur dhe kanë thënë mendimet e tyre për Serbinë, të cilat sipas Vuçiçit qenkan të ndaluara në territorin e Serbisë të thuash një fjalë të keqe për Serbinë. Kjo është unike në botë. Ky është turp! Ndaj dhe, kërkoj lirimin urgjent, përndryshe opozita do marrë hapat e veta të protestave të fuqishme para përfaqësisë së Beogradit në TIranë. Ata duhet të lirohen, menjëherë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?