VIDEO/ Berisha nga Katedralja Ortodokse: Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe

Kreu i PD-së, Sali Berisha nga Katedralja Ortodokse në Tiranë, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkës. Duke e cilësuar si ditën e shenjtë të ngjalljes së Krishtit dhe një moment reflektimi për vlerat morale, Berisha shprehu dëshirën që Pashka e ardhshme të festohet pa të keqen e madhe që ka prekur vendin vitet e fundit. ”Besimtarëve ortodoksë dhe të gjithë besimtarëve të Zotit, ju uroj këtë ditë Pashke, ditë e shenjtë e ngjalljes së Krishtit Mbret, burrit, Hyjit, që me mësimet e tij ka ndikuar më shumë se kushdo tjetër në moralin e qytetërimit perëndimor. Uroj që Pashkën tjetër ta festojmë pa këtë të keqe të madhe që na ka rënë hise këto vite. Gëzuar”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?