VIDEO/ Berisha: Porti i Durrësit, pasuria më e madhe e shqiptarëve, po shndërrohet në mini-Dubain e Ramës
Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet në Portin e Durrësit, duke kritikuar projektet e transformimit urban dhe ekonomik që po planifikohen në zonë.
Në një deklaratë publike nga qytetati bregdetar, Berisha e ka cilësuar projektin si një rrezik për interesin kombëtar dhe për avantazhet gjeostrategjike të portit, duke pretenduar se ai po shndërrohet në një zhvillim të tipit “mini-Dubai”. Ai ka akuzuar gjithashtu qeverinë për kosto të larta financiare dhe ndikim të mundshëm negativ për qytetarët shqiptarë.
”Porti i Durrësit, pasuria më e madhe e shqiptarëve, po shndërrohet në mini-Dubain e Edi Ramës. Rama kërkon të gjobisë shqiptarët me miliarda euro dhe të shkatërrojë avantazhet gjeostrategjike që ky port i sjell vendit. Ky është jo vetëm një akt hajdutërie, por edhe tradhëti kombëtare”,-shkruan Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

