VIDEO/ Binaj takim me qytetarët: Rotacioni nuk bëhet vetëm, duhet të bashkohemi për ndryshimin
Edhe këtë të premte kanë vijuar takimet elektorale të Florian Binajt, kandidati i pavarur i mbështetur nga opozita për garën në bashkinë e Tiranës.
Ai takoi qytetarët për t’u njohur me problematikat e tyre, si dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të bërë ndryshimin dhe këta të fundit u shprehën besimplotë se Binaj do të bëjë Tiranën një qytet të jetueshëm me dinjitet për qytetarët e vet.
Nga ana tjetër, Binaj u kujtoi qytetarëve se janë ata që kanë në dorë ndryshimin përmes votës.
Florian Binaj: Kjo gjë nuk bëhet vetëm.
Banori: Kërkojmë rrotullimin.
Florian Binaj: Rrotullimi nuk bëhet vetëm, por të bëhemi krah më krah e të rrotullohemi.
KOHA JONË SONDAZH

