VIDEO/ BMW prodhon këpucë për fëmijët, ja përse shërbejnë
Prodhuesi i makinave BMW, ka projektuar diçka tjetër interesante, një palë këpucë për të vegjlit nën moshën tre vjeçare që të arrijnë ta mbajnë ekuilibrin.
Këto janë këpucët ‘xDrive’, të projektuara vetëm për fëmijë. Shefi i fabrikimit të këtij produkti, Joss Fullin ka thënë: “BMW e mundësoi këtë shpikje, edhe pse është teknologji e veçantë për fillimin e jetës së të vegjëlve, gjithashtu e shohim të mundshme që kategoria e këpucëve për fëmijë është një segment që i mundëson rritjen”.
Ky zbulim kontrollon karakteristikat përmes gomës adaptive e cila gjendet nën këpucë. Këpucët janë shpikur me qëllim për të mundësuar fleksibilitetin në lëvizjen e fëmijëve, dhe mbështetjen e këmbëve për t’i përmirësuar lëvizjen. Syri.net
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=dqyrYmqDZyc” width=”560″ height=”315″]