FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/Pëllumb Pilinçi: Kemi listën me 85 gazetarët dhe analistët që do të arrestohen

Pëllumb Pilinçi i pranishëm këtë mbrëmje në protestën përballë Kryeministrisë, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj figurave politike dhe disa gazetarëve, duke përdorur gjuhë të fortë dhe duke pretenduar ekzistencën e një organizimi kundër tyre. Gjatë fjalës së tij, Pilinçi pretendoi se organizata që ai përfaqëson ka identifikuar persona që sipas tij janë të lidhur me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin Edi Rama.

“Një përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë. Erdhi përfundimi i komunistëve dhe i agjentëve që kanë dalë këtu vërdallë. Ne i kontrollojmë, ne kemi ngritur studentët që janë në Maqedoni, ne e organizojmë këtu, po janë nja 7-8 veta unë e kam nxjerrë në televizor, cili është ai person që është i futur nga Sali Berisha dhe nga Edi Rama.

Qeverinë teknike ne e kemi krijuar. Me shqiptarët, me ju. Unë gëzohem për gazetarët e rinj që janë shpresa e kombit, kurse ata që quhen gazetarë, analistë nëpër televizor, ata që po flasin aty, ata janë agjenta. Ne i kemi nxjerrë dokumentat, do shikoni dokumentat në SPAK që kanë ardhur nga inteligjenca jonë, ju e kuptoni ç’do të thotë kjo. Kanë ardhur emrat që do arrestohen një nga një. I shihni këtu afër janë ca, që punojnë në gazetën e 24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë s’kam ndrojtje. S’dola për arsye sepse ata janë përgatitur që t’i prishin qetësinë. Ne i dimë. Këta zotërinj që janë këtu, ne po i themi me emra, po i themi në televizor, janë nxjerrë fytyrat e atij personit që është i paguar e patë në televizor. Pra ne s’kemi pasur frikë as nga Berisha, as nga Edi Rama. Unë do t’i heq zvarrë, po ia kam lënë popullit shqiptar, që t’i heqë zvarrë një nga një. Po jo vetëm ata. Janë 85 të quajtur analistë dhe gazetarë, që janë nëpër televizione, shpresa që janë për shqiptarët jeni ju. Fizikisht. I kemi për t’i hequr zvarrë, do t’i shihni në Skënderbej”, u shpreh Pëllumb Pilinçi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 12381 (68.5%)
Jo 4454 (24.7%)
Nuk e di 1233 (6.8%)

Vota totale: 18068