VIDEO/ Salianji me demokratët në Fier, salla e tejmbushur: Drejtuesit si ka bërë mirë llogaritë, përralla prej 13 vitesh

Ish‑deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji po mban këtë të martë një takim me strukturat dhe mbështetësit demokratë në Fier, si pjesë e turit të tij të foltorëve në qytete të ndryshme të vendit.

Ai ka ftuar demokratët të diskutojnë rreth situatës politike dhe të ndajnë ide për të forcuar PD dhe për të synuar një rotacion politik. Takimi po mbahet në Kinoteatrin e Fierit dhe është një hap komunikimi direkt me anëtarët e bazës. Gjatë takimit, Salianji sulmoi kupolën drejtuese të PD-së, duke thënë se ata gënjejnë demokratët dhe se nuk i kanë bërë mirë llogaritë.

”Kundërshtarin nuk e zgjedhim dot ne, ai është Edi Rama dhe do të përmbyset në kutinë e votimit. Duhet përmbysur duke frymëzuar njerëz. Të gjithë të tjerat janë ëndrra në sirtar që i kemi parë tash e 13 vite me radhë. Jemi këtu në Fier për të hapur një shteg shprese, për të hapur një kapitull të ri për PD-në dhe Shqipërinë. Demokratët dinë të presin e durojnë, por kanë duruar boll. 13 vite në opozitë dhe 13 vite që përsëriten të njëjtat përralla. Dua ta them qartë se disa prej lidershipit nuk i kanë bërë mirë llogaritë, sepse unë nuk kam ardhur në politikë për të heshtur, por për të folur të vërtetën”, tha mes të tjerash Salianji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?