VIDEO/ Eurogol nga mesi i fushës, “Shenjtorët” ndëshkojnë Manchester City

Manchester City nuk ka asnjë objektiv për të arritur në Premier League. Djemtë e Pep Guardiolës kanë siguruar vendin e dytë dhe po mendojnë për Champions League, që rinis në gusht.

“Cityzens” po luajnë në fushën e Southampton dhe skuadra vendase ka kaluar në avantazh në minutën e 16-të. Miqtë humbën një top në mesfushë dhe “Shenjtorët” përfituan.

Che Adams pa daljen e portierit Ederson dhe lëshoi një parabolë nga shumë larg, duke realizuar një gol shumë të bukur, i pari në këtë kampionat për sulmuesin 23-vjeçar.

/abcnews.al

SHKARKO APP