VIDEO /Kapet një peshk i pazakontë në brigjet e Meksikës, shkencëtarët: Mund të jetë alien

Në brigjet e Los Cabos, Meksikë, është kapur një peshk “Alien” me pamje të rrezikshme dhe grabitqar. Peshku është publikuar përmes Facebook-ut nga “Pisces Sportfishing Fleet” të martën e…

Në brigjet e Los Cabos, Meksikë, është kapur një peshk “Alien” me pamje të rrezikshme dhe grabitqar.

Peshku është publikuar përmes Facebook-ut nga “Pisces Sportfishing Fleet” të martën e kaluar dhe deri tani është shpërndarë mbi 500 herë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Faqja që ka publikuar pamjet e peshkut, ka bërë me dije, se kjo krijesë e fryrë, me ngjyrë pink dhe me formën e peshkaqenit është kapur dhe pastaj lënë i lirë përsëri nga peshkatari Jaime Rendon.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kontaktit me peshkatarin që e kapi dhe duke e studiuar vendin ku u kap peshku “Alien” grupi ndau opinionin se “mund të jetë një peshkaqen i fryrë me ujë, stomaku i tij është i mbushur me ujë ndoshta për të zmadhuar përmasat e tij që të bëjë të pamundur që të gëlltitet nga grabitqarë të tjerë”.

Ata thanë gjithashtu se peshkaqeni ishte gjetur një milje larg bregut, në thellësinë 370 këmbë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?