VIDEO/ Kryeministria një arenë ”lufte”, protestuesit nuk tërhiqen
Përplasje të reja janë shënuar mes protestuesve dhe forcave të policisë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet. Protestuesit, të cilët mbanin maska dhe kapuçë për të mbuluar fytyrat, kanë hedhur fishekzjarre në drejtim të efektivëve të policisë, duke tensionuar më tej situatën në zonë. Forcat e Policisë së Shtetit ndodhen përballë protestuesve, ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar, me hedhje të vazhdueshme të ujit dhe gazit lotsjellës nga Policia.
Protestuesit janë Bulevard. Situata duket aspak e qetë. Përplasja vazhdon.
PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?
Results
Vota totale: 10130

