VIDEO/ Lahuta hyn në UNESCO, ministrja Spiropali: Pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhe kemi detyrim ta mbrojmë

UNESCO ka vendosur përfshirjen e “Lahutës” në Listën e Trashëgimisë Jomateriale, një vendim që është përshëndetur nga Tirana zyrtare. Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, përmes një reagimi publik, shprehu emocionet për këtë arritje të madhe kulturore.

Duke e cilësuar si një nga thesaret më të çmuara, Spiropali theksoi se Lahuta është shumë më tepër se një instrument muzikor; ajo është vetë kujtesa e popullit shqiptar. ”Jam e lumtur dhe krenare. Lahuta është pjesë e shpirtit tonë kombëtar, një zë i historive, legjendave dhe kujtesës sonë kolektive”.

Ministrja e Jashtme nënvizoi përgjegjësinë që ka brezi i sotëm për ta përcjellë këtë art te pasardhësit. ”Është detyrimi ynë ta mbrojmë dhe ta trashëgojmë këtë pasuri të rrallë tek fëmijët tanë dhe ndër breza, që tingulli i saj të mos shuhet kurrë”,-përfundon mesazhin e saj Spiropali.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?