VIDEO LIVE/ Basha hap fushatën në Shkodër: Ata janë të përçarë, ne jemi të bashkuar
Kryetari i PD-së Lulzim Basha hap sot fushatën elektorale në Vaun e Dejës, Pukë dhe Fushë Arrëz.
Mitingu i parë filloi në Vaun e Dejës në orën 10:00, ku Basha tha: “Opozita sot është e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike. Ata janë të përçarë, ne jemi të bashkuar. Ata janë të përçarë nga pazari i vjetër i republikës së vjetër. Vau i Dejës lëngon si pasojë e shkatërrimeve në ekonomi. Bashkë në këto 4 vite i kemi qarë këto halle sa herë kam qënë këtu me biznesmenët e vegjël, me fermerët dhe për 4 vite rresht për fat të keq nuk kemi gjetur asnjë lajm të mirë, asnjë shpresë.
Ju kam pyetur “si i keni punët, o fermerë?” e më keni thënë “keq e mos më keq!”
Rinia e lënë në mes të katër rrugëve e ka pasur të vështirë këto 4 vite të ëndërrojë çdo lloj ëndrre tjetër veç asaj të largimit nga shtëpia prindërore, nga Shqipëria, sepse Shqipëria me Edi Ramën kryeministër nuk i afron asnjë mundësi veç papunësinsë dhe tarifave të larta në universitete.
Vijon…
Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:
I vetmi njeri që i ikën së vërtetës është Edi Rama. Që të mos flitet për dështimet e tij, ai bën fushatë deri edhe me prapanicën e elefantit.
Kjo është teatër kukullash, estradë: Zogu, zogu , zogu dhe… dorën tek xhepi!
Ju zonja dhe zotërinj, jeni përpara një supermashtrimi. Mashtrimi këto 4 javë është që të flasin për gjithçka, por jo për të ardhmen tuaj. Kjo është loja e Edi Ramës që do me çdo kusht për t’i ikur të vërtetës. Unë jam këtu për t’i thënë: Edi Rama nuk ke për t’i ikur bilancit, shkatërrimit që solle, mbushjes së vendit me drogë dhe kriminelëve që solle në pushtet.
E vërteta është kjo që thonë shqiptarët.
Edi Rama thotë që ekonomia është rritur po ju nuk e kuptoni!
Sot në mëngjes vetë INSTAT-it, me njeriun që është emëruar nga Edi Rama, e ka rritjen ekonomike më ët ulët sesa ajo që ishte shpallur. Pra, rritja ishte falsifikuar për qëllime politike.
Ju e dini më mirë se çdo institucion ndërkombëtar e kombëtar se në ç’gjendje është ekonomia juaj. Fakti se Edi Rama thotë se ekonomia juaj është rritur tregon sesa jashtë realiteti është ai, i shkëputur nga vuajtjet tuaja, shpresat tuaja, dhimbja juaj. Ai jeton në një realitet tjetër, i rrethuar nga pikturat e veta, nga manekinët e fasada që nuk kanë zgjidhur çështjen e mirëqenies, punësimit, të studentëve.
Sot nëse e kupton duhet ta ndalë fushatën dhe të hapë krahun.