VIDEO/ Mazniku i bën replikë, Braçe vendos duart në kokë dhe çuditet

Pas kritikave të deputetit të PS, Erion Braçe ndaj Reformës Territoriale, bashkëkryetari i Komisionit, socialisti Arbjan Mazniku iu përgjigj duke vënë theksin te funksionet që bashkitë i kanë tashmë në përgjegjësi. Mazniku tha se ka kompetenca që bashkitë nuk i ushtrojnë, pavarësisht se nuk kanë pengesa ligjore apo buxhetore.

“Ka plot funksione të cilat, për të qenë plotësisht të vërtetë, bashkitë nuk kanë pengesë as nga ligji, as nga qeveria për t’i ushtruar”, deklaroi ai. Si shembull, Mazniku përmendi Lushnjën dhe Divjakën, duke u ndalur te strehimi social, kujdesi social, arsimi profesional dhe transporti publik, por Braçe nga vendi u pa të kundërshtonte, duke vënë duart në kokë.

”Strehimi social është një politikë që duhet ta bëjë bashkia, nuk e bën… Dhe Lushnja merret, Divjaka nuk merret”, tha Mazniku. Sipas tij, problem mbetet edhe kapaciteti ekonomik i bashkive për të zhvilluar projekte. “Ne na duhen bashkitë që ndërtojnë këto projekte, që ndërtojnë këto programe, në mënyrë që të shkojmë te Bashkimi Evropian dhe të marrim financimet”, përfundoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 604 (12.3%)
Jo 4308 (87.7%)

Vota totale: 4912