Video mesazhi i parë nga Florjan Binaj: Kemi dy rrugë, korrupsionin ose njerëzit e ndershëm

Kandidati i opozitës për Tiranën, Florjan Binaj ka ndarë videomesazhin e parë, ku i dërgon një mesazh banorëve të kryeqytetit. ”Mundësia për t’iu shërbyer juve është nderi më i madh i jetës sime”,-thotë Binaj.

Nga ana tjetër, ai u bën thirrje qytetarëve që gjatë votimeve të reflektojnë për të ardhmen dhe të zgjedhin rrugën e ndryshimit, “larg korrupsionit, betonizimit dhe patronazhistëve”.

“Kemi dy rrugë përballë: korrupsionin dhe betonin, ose ndryshimin me njerëz të ndershëm dhe profesionistë,” shprehet Florjan Binaj. “Ju ftoj të bëhemi bashkë për ndryshimin. Së bashku mund ta ndryshojmë Tiranën,” përfundon mesazhin e tij kandidati që mbështetet nga opozita.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?