VIDEO/ Ministri Salla: Riparohet argjinatura e lumit Drojë në Durrës

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla bën me dije se ka përfunduar mbyllja e argjinaturës së lumit Drojë (Durrës), duke garantuar funksionimin e plotë të infrastrukturës dhe sigurinë e zonës përreth.

Salla theksoi se ndërhyrja u realizua nga ekipi i Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Durrës, i cili punoi pa ndërprerje në terren, pavarësisht kushteve atmosferike jo të favorshme, me përdorimin e dy ekskavatorëve krahëgjatë.

“Falë ndërhyrjes në kohë dhe angazhimit maksimal të strukturave përgjegjëse, u shmangën rreziqe të mëtejshme për përmbytje, duke garantuar mbrojtjen e tokave bujqësore dhe të banesave në zone”, tha ai. Salla siguroi se strukturat e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural vijojnë monitorimin e situatës, në koordinim me institucionet përkatëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?