VIDEO/ Ministrja Spiropali me ambasadorët shqiptarë: Intensifikim i veprimtarisë diplomatike në vendet e BE
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali zhvilloi një takim online me ambasadorët shqiptarë të akredituar në vendet e BE. Takimi vjen në kuadër të përgatitjeve për intensifikimin e veprimtarisë diplomatike në vendet e BE. ‘‘Në takim u koordinuan hapat e mëtejshëm të angazhimit dhe komunikimit me institucionet e këtyre vendeve, por edhe me publikun, median dhe komunitetet, për vlerat, potencialin, dhe të gjitha arsyet pse Shqipëria meriton vendin e saj në tryezën e familjes europiane”,-shkruan Spiropali.
KOHA JONË SONDAZH

