
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka njoftuar se me Buxhetin e vitit 2027 parashikohet një ndryshim në skemën e bonusit të bebes, duke e shtrirë mbështetjen financiare për familjet deri në momentin kur fëmija mbush 5 vjeç.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka theksuar se rritja e fëmijëve shoqërohet edhe me shtimin e shpenzimeve familjare, ndaj skema e re parashikon mbështetje financiare mujore.
“Fëmijët rriten shpejt, por bashkë me ta rriten edhe shpenzimet e familjes. Prandaj, me Buxhetin 2027, bonusi i bebes do të shtrihet në një mbështetje mujore, derisa fëmija të mbushë 5 vjeç”, shkruan Balla.