VIDEO/ Protesta e PD-së, Flamur Noka thirrje qytetarëve: Gjunjëzojeni këtë qeveri përpara jush
Një thirrje e fortë për mobilizim është bërë sot nga sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, i cili përmes një mesazhi publik u ka bërë apel qytetarëve që të mblidhen në orën 18:00 përballë Kryeministrisë.
Noka e cilëson këtë datë si një moment që mund të kthehet në historik, duke u bërë thirrje qytetarëve “të gjunjëzojnë këtë qeveri” dhe “t’ia heqin Shqipërinë nga duart”. Ai ka përdorur tone të forta politike, duke theksuar se sipas tij qeveria po mban peng të ardhmen e vendit dhe të qytetarëve.
”Një thirrje për ta shndërruar këtë 20 shkurt në një moment historik. Gjunjëzojeni këtë qeveri përpara jush! Hiqjani Shqipërinë nga duart! Hiqjani nga duart të ardhmen tuaj! Hiqeni nga xhepat tuaj! Sot, ora 18:00”,-shkruan Noka.
KOHA JONË SONDAZH

