VIDEO/ Radhë dhe tensione te Universiteti i Mjekësisë, studentët presin prej orësh për numrat e regjistrimit
Procesi i regjistrimit të studentëve fitues në Universiteti i Mjekësisë, Tiranë është shoqëruar me pritje të gjata dhe tensione mes kandidatëve.
Sipas dëshmisë së një studenteje, fituesit kanë nisur të presin që prej orës 08:30 për të marrë numrat e nevojshëm për regjistrim. Pavarësisht se u ishte komunikuar se shpërndarja do të niste rreth orës 14:30, edhe pas orës 15:00 procesi ende nuk kishte vijuar.
“Na thanë në orën 14:30, por vajti ora 15:00 dhe akoma nuk janë shpërndarë numrat”, shprehet studentja, duke përshkruar një situatë të tensionuar, ku kandidatët po përplasen me njëri-tjetrin në përpjekje për të siguruar një numër.
Ajo ka ngritur gjithashtu shqetësimin për ndërprerjen e procesit gjatë pushimit të drekës nga sekretaret, ndërsa studentët vijonin të prisnin prej disa orësh. Vonesat kanë shkaktuar pakënaqësi dhe nervozizëm te studentët fitues, të cilët kërkojnë që procedurat e regjistrimit të vijojnë pa pengesa dhe të shmangen vonesat e mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

