VIDEO/ Rama bën homazhe në varrin e Papa Françeskut: Mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe djali i tyre Zaho Rama, kanë zhvilluar homazhe në varrin e Papa Françeskut gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë. Përmes një mesazhi në Facebook, kreu i qeverisë e ka cilësuar Papa Françeskun si një mik të paharruar të Shqipërisë dhe të familjes së tij.
”Homazhi në varrin e Papa Françeskut, mik i paharruar i Shqipërisë dhe i familjes sonë, që nuk harronte kurrë të lutej për popullin tonë e të na dërgonte mesazhet e tij të miqësisë, ishte një çast i veçantë i vizitës në Selinë e Shenjtë”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

