VIDEO/ Rama në Prishtinë, Berisha: Dënoj vizitën, akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati

Sali Berisha e quan Edi Ramën si armik të egër të Kosovës, të lirisë dhe të dinjitetit të qytetarëve të saj, kjo duke marrë shkas nga vizita zyrtare që kryeministri zhvilloi sot në Prishtinë. Berisha thotë në video se Rama me qëndrimet dhe veprimet ka dëmtuar sovranitetin dhe udhëheqjen e Kosovës. Ai theksoi se me histerinë politike në Këshillin e Europës, Rama i ka bërë dëm të madh ish-udhëheqësve të Kosovës në Gjykatën e Hagës. Në përfundim, Berisha e quajti vizitën e Ramës “një akt hipokrizie” dhe shprehu bindjen se ish-udhëheqësit politikë të Kosovës “meritojnë drejtësi të plotë në Hagë”.

Fjala e plotë

Të dashur miq, sot në prag të pavarësisë, Edi Rama bëri një vizitë blic në Kosovë. Me këtë rast, unë dua t’ju shpreh qytetarëve të Kosovës mendimin tim se, sot në Kosovë ishte një armik i egër i Kosovës, i lirisë, i dinjitetit të qytetarëve të Kosovës. Unë e bëj këtë deklaratë sot, sepse me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në akte në publike ka dëshmuar po atë armiqësi, po atë egërsi ndaj Kosovës, sovranitetit dhe udhëheqjes së saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot ai vrapoi për të deklaruar mbështetjen për ish-udhëheqjen politike të Kosovës që ndodhet në Hagë. E kam denoncuar dhe denoncoj publikisht pretencën e prokurorëve të Hagës, si një pamflet të propagandës ultranacionaliste serbe ndaj ish-udhëheqësve politikë të Kosovës dhe të Luftës Çlirimtare të saj. E kam thënë dhe e përsëris, se ata kanë qenë aleatë besnikë, luajalë të Aleancës së Atlantikut të Veriut në terren, por jam i bindur se janë në Hagë, një nga shkaqet është vet Edi Rama me pazaret e tij të turpshme që bëri në Beograd për Kosovën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Theksoj gjithashtu, se me histerinë e tij politike duke u përpjekur që të paraqitet si patriot, në Këshillin e Europës, ai, u them ju, iu bëri dëmin më të madh ish-udhëheqësve politikë të Kosovës në Hagë. Por edhe sot, në histerinë e tij, duke anatemuar vendet demokratike që financojnë Gjykatën e Hagës, garantoj luftëtarët e UÇK-së, veteranët, familjet, se nuk ndihmon aspak të akuzuar, ish-udhëheqjen politike në Gjykatën e Hagës. Përkundrazi, vetëm sa krijon një klimë që ata nuk e meritojnë. Përndryshe, dua të them se, ky armik i egër është njeriu kryesor i presionit maksimal ndaj udhëheqjes së atëhershme politike të Kosovës për votimin e ligjit të Gjykatës së Kosovës në Hagë. Ligj i cili, në realitet ka norma dhe standarde të papranueshme, në raport me të drejtën ndërkombëtare.

Edhe njëherë, dënoj këtë vizitë si një akt hipokrizie të një armiku të egër që Kosova pati në Tiranë, njëlloj me Enver Hoxhën, nga viti 2013 gjer sot. Shpreh bindjen se, ish-udhëheqësit politikë të Kosovës në Hagë kanë kontribute palcore në mbrojtjen e mijëra mijëra jetëve të qytetarëve të Kosovës nga gjenocidi serb. Kanë kontribute shumë të rëndësishme në mbrojtjen e qindra qindra jetëve të qytetarëve serb në Kosovë, nga hakmarrja për shkak të angazhimit të tyre në plojën e tmerrshme anti-shqiptare. Iu bëj thirrje gjykatësve në Hagë të gjykojnë mbi bazën e të së drejtës, ligjit dhe të shpallin pafajsinë e udhëheqësve politike në Kosovë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?