VIDEO/ Rama në shkollën ”22 Tetori”, shndërrohet në qendër moderne arsimi dhe komunitare

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot në Berat punimet për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “22 Tetori”, një investim që synon të krijojë një hapësirë moderne dhe dinjitoze për arsimin në qytet.

Pas gjimnazit “Babë Dudë Karbunara”, i ndërtuar më herët, edhe shkolla “22 Tetori” do t’u ofrojë rreth 500 nxënësve kushte bashkëkohore mësimi, me laboratorë modernë, “smart lab”, palestër dhe klasa të standardeve europiane.

Në projekt parashikohet gjithashtu krijimi i hapësirave për artin dhe zejet, duke e shndërruar shkollën jo vetëm në një institucion arsimor, por edhe në një qendër komunitare që bashkon nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkolla e re përfshin salla shumëfunksionale, laboratorë, bibliotekë, dhomë mjeku, hapësira për nxënësit me aftësi ndryshe, palestër, si dhe ambiente ndihmëse. Projekti përfshin edhe një tarracë të gjelbëruar si hapësirë rekreative për nxënësit. Arkitektura e re e shkollës do të plotësojë ansamblin e qendrës së qytetit, së bashku me sheshet e reja, rrugët e rehabilituara me kalldrëm dhe gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ogerta Manastirliu 4735 (67.9%)
Erion Braçe 2239 (32.1%)

Vota totale: 6974