VIDEO/ Shembuj të dinjitetit dhe kurajos, ministri Lamallari nderon tre efektivë të Policisë së Shtetit
Lajme E Martë, 24 Mars 2026 19:53
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari nderoi tre efektivë të Policisë së Shtetit, Erixhon Senko, Francesko Hoxha dhe Edison Mehmetaj, për veprime të jashtëzakonshme dhe guxim në detyrë. Senko dhe Hoxha shpëtuan qytetarë në ujërat e lumit Buna, duke treguar profesionalizëm dhe reagim të menjëhershëm në situatë kritike. Mehmetaj u dallua gjatë një proteste, ku mes sulmeve me gurë dhe molotovë ngriti flamurin kombëtar të hedhur përtokë. Lamallari tha se këto veprime janë shembuj të heroizmit që kërkon zemër dhe guxim, jo bujë, duke i cilësuar efektivët si modele dinjiteti dhe kuraje për uniformën blu.
KOHA JONË SONDAZH