(VIDEO) Spanjollët thonë se kanë kapur Yetit-in?
Në fillim një foto, tani një video ku mendohet se Yeti është kapur nga forcat policore. Një foto ka qarkullon në portalet e lajmeve spanjolle disa ditë më parë, ku u mendua se një kafshë me lesh të ashpër, ngjyrë të bardhë, i quajtur Yet, mund të ekzistojë. Krijesa misterioze ngjan me një burrë dëbore e që është i neveritshëm, është parë në malet e Pyrenees në veri-lindje të Spanjës, disa ditë më parë. Një skiator ndezi alarmin pas postimit të imazhit në një forum popullor në internet. Megjithëse mediat spanjolle hedhin dyshime se në ketë territor nuk ka pasur raportime të mëparshme për këtë krijesë të çuditshme.
Çfarë është Yeti? Njeriu i Borës ose Yeti është një majmun shtatlartë që është thënë se banon në rajonin e Himalajeve, në Nepal, Butan dhe Tibet. Emri Yeti është përdorur zakonisht nga njerëzit indigjen në rajon, dhe është pjesë e historisë dhe mitologjisë së tyre. Tregimet e Yeti u shfaqën si një aspekt i kulturës popullore perëndimore në shekullin e 19-të. Komuniteti shkencor në përgjithësi e paraqet Yeti si një legjendë, duke pasur parasysh mungesën e provave përfundimtare, por ajo mbetet një nga krijesat më të famshme. R.Shtylla
[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=ky-pDtiph-Y” width=”560″ height=”315″]