VIDEO/ Tabaku nga Babrruja denoncon uzurpimin e pronës së familjes Dervishi: Shteti kundër qytetarëve
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u pa në Babrru ku takoi familjen Dervishi, pronarë të një toke të trashëguar ndër breza, e cila sipas saj është marrë nga shteti pa kompensim dhe i është dhënë më pas kompanisë KAYO për ndërtimin e një fabrike prodhimi armësh. Tabaku e cilëson këtë rast si një tjetër aferë që, sipas saj, tregon modelin e një shteti që nuk mbron qytetarët, por favorizon interesa të ngushta ekonomike.
“Jemi në pronën e familjes Dervishi, një tokë e trashëguar në vite, e ruajtur dhe e investuar me aq mundësi sa kanë pasur. Sot shteti vjen, pa asnjë kompensim dhe pa asnjë të drejtë ligjore, dhe e uzurpon për t’ia dhënë KAYO-s për ndërtimin e një fabrike armësh”, u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se rasti i familjes Dervishi është ilustrim i një fenomeni më të gjerë, ku sipas saj prona private nuk respektohet dhe ligji zbatohet në mënyrë selektive.
”Një shtet që nuk respekton shenjtërinë e pronës nuk mund të jetë vetëm se shteti pakicës. Një shtet që grabit tokën nuk mund të jetë vetëm se shteti të fortëve. Një tokë e trashëguar në breza që një pjesë Tani e ka kthyer në një fermë të vogël tanimë rrezikohet nga qeveria e pakicës dhe skemat e saj korruptive”,-shkruan Tabaku në videon e publuar në Facebook.
Në përfundim, Tabaku garantoi se do ta ndjekë çështjen e familjes Dervishi deri në fund, duke ofruar mbështetje për ta në çdo hap ligjor dhe institucional, ndërsa e cilësoi këtë betejë si një çështje që shkon përtej një rasti individual dhe prek thelbin e shtetit të së drejtës në vend.
KOHA JONË SONDAZH

