FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Taulant Balla në Strasburg: Shqipëria drejt një etape të re në rrugën drejt Bashkimit Europian

Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit në Bashkimin Europian, ndërsa vijon puna për përmbylljen e kapitujve të mbetur të negociatave. Kreu i grupit parlamentar i PS-së dhe bashkëkryetari i Komitetit të Stabilizim-Asociimit, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij hapëse në mbledhjen e 21-të të këtij komiteti në Strasburg. Balla u shpreh se Shqipëria pret mbylljen e tre kapitujve të negociatave dhe zhvillimin e Konferencës së radhës Ndërqeveritare, duke e konsideruar këtë një hap të rëndësishëm në avancimin e procesit të anëtarësimit në BE.

Fjala e plotë

Për mua është vërtetë një kënaqësi e veçantë të mbaj fjalën hapëse në mbledhjen e 21-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Europian-Shqipëri. Ritakohemi sërish në Strasburg. Mirëseerdhe z. Schieder, Raporteri për Shqipërinë. Por dita e sotme ndihet ndryshe. Sot është një ditë e veçantë, sepse kjo mbledhje zhvillohet në një kohë kur Shqipëria ka hyrë në një fazë të re dhe vendimtare të procesit të saj të anëtarësimit. Këtë javë po presim dritën e gjelbërt për përmbylljen e tre kapitujve dhe javën e ardhshme për tu takuar në Konferencën e rradhës Ndërqeveritare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që kemi arritur gjatë muajve të fundit është shumë më tepër sesa një zhvillim tjetër procedural. Ajo përbën një njohje të qartë të transformimit që Shqipëria ka realizuar në disa prej fushave më kërkuese dhe më vendimtare të integrimit europian: shtetin e së drejtës, institucionet demokratike, administratën publike, të drejtat themelore, sigurinë dhe zhvillimi i qëndrueshëm dhe turizmi që do jenë disa nga temat që do të fokusohemi sot dhe nesër në mëngjes. Duke mos harruar kurrë që ne jemi në Parlamentin Europian dhe duhet të ndajmë informacion të vërtetë midis nesh, bazuar në fakte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dezinformimi e zëvendëson debatin me manipulimin, faktet me gënjeshtrat dhe besimin me dyshimin. Ndaj lufta kundër dezinformimit është mbrojtje e së vërtetës, e lirisë dhe e vetë demokracisë. Për të avancuar me reformat është kërkuar vullnet politik, vendosmëri, reforma të vështira dhe ka kërkuar përpjekje të vazhdueshme nga shumë institucione dhe shumë njerëz. Ne kemi punuar intensivisht së bashku për këtë moment, plotësisht të vetëdijshëm për domethënien e tij jo vetëm për institucionet tona, por mbi të gjitha për vendin që i takon me të drejtë Shqipërisë në familjen europiane.

Këto arritje i përkasin para së gjithash popullit shqiptar, qytetarëve tanë që mbështesin me 92% rrugën drejt Bashkimit Europian. Nuk mendoj që ka ndonjë vend tjetër Europian apo anëtar i BE-së që ka këtë mbështetje prej 92 % në favor të anëtarësimit europian. Këto arritje ndahen gjithashtu me partnerët tanë europianë, me institucionet e Bashkimit Europian, me të gjitha shtetet anëtare dhe me të gjithë ju këtu që e keni mbështetur Shqipërinë në mënyrë të vazhdueshme dhe konstruktive.

Për këtë, ne jemi mirënjohës dhe do të mbetemi mirënjohës. Kjo mbështetje ka gjetur gjithashtu një shprehje të fortë dhe domethënëse në Rezolutën e fundit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, e miratuar me një shumicë të madhe prej 483 anëtarë të Parlamentit Europian votuan pro rezolutës për Shipërinë. Isha shumë I lumtur që Shqipëria mori më shumë vota në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ai ishte një mesazh i qartë politik që ne dime si ta lexojmë: se progresi i Shqipërisë njihet, se rruga jonë e reformave është e besueshme dhe se perspektiva jonë europiane është reale dhe meriton mbështetje të mëtejshme.

Në të njëjtën kohë, ne jemi plotësisht të vetëdijshëm se rruga përpara do të vijojë të jetë sfiduese. Asnjë vend serioz nuk duhet të nënvlerësojë punën që ende mbetet për t’u bërë. Asnjë parlament serioz, dhe këtu i drejtohem kolegëve të mi këtu nuk duhet të nënvlerësojë përgjegjësinë që sjell kjo fazë e re. Por Shqipëria hyn në këtë fazë me më shumë besueshmëri, me institucione më të forta, me më shumë pjekuri institucionale dhe me një ndjenjë më të qartë qëllimi dhe drejtimi. Siç më keni dëgjuar ta them edhe më parë, mbase jam një nga anëtarët më të vjetër të KPSA, dhe e përsëris sot sepse e besoj thellësisht:

Europa nuk është thjesht një destinacion për Shqipërinë. Europa për ne është standardi me të cilin ne masim transformimin e vendit tonë, ditë pas dite, reformë pas reforme, institucion pas institucioni. Për ne, Europa nuk ka të bëjë vetëm me fundin e një procesi. Ajo ka të bëjë me mënyrën se si qeverisim, si hartojmë ligje, si mbrojmë të drejtat themelore, si mbrojmë standardet e mjedisit, Si forcojmë demokracinë dhe si ndërtojmë besimin te institucionet.

Jini të sigurt që ne do t’I respektojmë të gjitha këto standarde. Dhe, mbi të gjitha, me mënyrën se si përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë. Ndaj jemi votuar që të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë në Shqipëri. Pikërisht për këtë arsye puna e këtij Komiteti Parlamentar ka kaq shumë rëndësi. Prandaj, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të sinqertë ndaj Presidencës, Komisionit Europian, Shërbimit Europian për Veprim të Jashtëm, Parlamentit Europian dhe të gjitha shteteve anëtare për mbështetjen, angazhimin dhe besimin e tyre të vazhdueshëm në progresin e Shqipërisë.

Të nderuar kolegë, Pres me interes shkëmbimin tonë të mendimeve sot dhe nesër në mëngjes mbi temat e rëndësishme që kemi përpara: rolin e Kuvendit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit, të drejtat themelore, shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, lirinë e medias, zhvillimin e qëndrueshëm ku e sigurt do të kemi shumë informacion për të ndarë dhe sic e thashë mos u bazoni tek dezinformimi por bazohuni në informacionin e vërtetë. Ju falënderoj për angazhimin tuaj, për partneritetin tuaj, dhe ju falënderoj që qëndroni pranë Shqipërisë në këtë rrugëtim të bukur europian. Faleminderit!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?