VIDEO/ Taulant Balla zbulon më shumë nga mbledhja e grupit të PS-së
Këtë të hënë u mbajt mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku kishte edhe kritika nga Rama ndaj Spiropalit. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla thotë se fokusi kryesor i diskutimeve ishte ecuria e reformave dhe avancimi i procesit të integrimit europian të Shqipërisë.
Përmes një videomesazhi në rrjetet sociale, Balla bëri të ditur se gjatë mbledhjes u raportua nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme dhe kryenegociatorja mbi progresin e negociatave me Bashkimin Europian, përfshirë kalendarin e reformave dhe masat që duhen ndërmarrë në këtë fazë vendimtare. Sipas tij, Shqipëria ka arritur piketa të rëndësishme dhe është në prag të kalimit në fazën e përmbylljes së kapitujve të negociatave.
Një tjetër pjesë e rëndësishme e mbledhjes, sipas Ballës, ishte adresimi i problematikave që deputetët ngrenë nga zonat e tyre zgjedhore, duke theksuar nevojën për koordinim më të fortë me ministritë përkatëse.
KOHA JONË SONDAZH

