VIDEO/ Vijon protesta e qytetarëve tek Bashkia Durrës, përplasje të forta me policinë
Dhjetëra qytetarë në Durrës po protestojnë këtë mbrëmje në sheshin kryesor, duke hedhur thirrje kundër Bashkisë dhe qeverisë ”Rama 4” si shkaktarë kryesore të situatës dhe dëmeve që kanë pësuar.
Nuk kanë munguar edhe thirrjet “Poshtë qeveria”, “Poshtë kryeministri” apo “Durrësi në ujë”. Protestuesit i janë drejtuar Bashkisë por aty janë penguar nga Policia Bashkiake duke u përplasur fizikisht dhe duke u shtyrë nga efektivët për disa minuta.
Kryesisht kanë qenë banorët e zonës së ish-Kënetës, që është edhe më e prekura nga kjo situatë dhe jo vetëm. Bashkë me ta kanë qenë edhe qytetarë nga lagje të ndryshme, si Shkozetit, Plazhit dhe deri në Sukth.
KOHA JONË SONDAZH

