VIDEO/ Zgjedhjet në Itali, Balla thirrje shqiptarëve të mbështesin Muharrem Salihun

Drejtuesi Politik për Diasporën dhe kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla i bën thirrje shqiptarëve në Venecia dhe Trevizo që të mbështesin kandidaturën e Muharrem Salihut për zgjedhjet rajonale të nëntorit në Itali. Balla vlerësoi kontributin e Salihut dhe frymën e bashkimit që ai përfaqëson:

“Muharrem Salihu, një nga shqiptarët më të suksesshëm në Venezia, prej sot është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit, në dy provinca: Venezia dhe Treviso. Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Venezia dhe Treviso, Muharremi do të jetë zëri juaj në vendimet e rëndësishme për rajonin. “Bashkimi bën fuqi”, thoshte heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, tha Balla.

Muharrem Salihu, president i Confimprese Venezia dhe një nga sipërmarrësit më të njohur shqiptarë, ka lindur në Tupallë të Medvegjës. Përveç bizneseve, ai njihet si një personalitet i angazhuar për mbrojtjen e shqiptarëve në Serbi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?