”Vij sot nga Brazili, kemi miq”, Sali Berisha tek Foltorja: Na mbështesin nga mbarë bota në luftën kundër të keqes

Nga foltorja para Kryeministrisë, Sali Berisha e ka cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre, emërimin e tij si zëvendës President i CDI.

Berisha u shpreh se sot kthehet nga Brazili, duke treguar se ka marrë mbështetës në mbarë botën në luftën kundër të keqes, siç e quajti ai qeverinë ”Rama 4”. Berisha u ka bërë thirrje që “kjo betejë të vijojë”.

”Vij sot nga Brazili për t’u garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen që përballemi, nuk jemi vetëm, kemi mbështetje nga njerëzit që duan lirinë në mbarë botën. Ai nderim që më bori internacionalja demokrate e qendrës duke me zgjedhur në postin e lartë të zv. Presidentit, është nderim për sakrificat tuaja, qëndresën tuaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?