Vijon debati për buxhetin, Cani: Brenda tij, do ketë parashikime optimiste

Teksa në fjalën e tij të radhës, ministri i Financave, Shkëlqim Cani tha se ky buxhet do të ketë parashikime optimiste. 

Duke u ndalur tek të ardhurat, ai tha se “86% tatimore janë të ardhura tatimore 8% të ardhura nga ndihmat dhe 6% të ardhura jo tatimore”. 

Cani shtoi ndër të tjera se gjatë viteve 2009-2013 performanca fiskale ka qenë negative. “Në 2009-2013 u ulën taksat që të fitonin votat”, tha ministri më tej. 

Ndërsa duke u ndalur tek buxheti aktual ai tha se “kemi realizuar dhe tejkaluar objektivat. Të ardhurat tatimore janë 13.3% më të larta”, tha gjithashtu ai.

SHKARKO APP