Vijon në çdo lagje dhe rrugë lirimi i hapësirave publike, Rama poston pamjet nga aksioni

Nuk ka të ndalur puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme. Kryeministri Edi Rama teksa ka ndarë video nga aksioni i përditshëm, thekson se puna vijon “në çdo rrugë e lagje, deri në fund”.

Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet. E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.

Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri sot në këtë portal janë raportuar 14 061 raste, nga të cilat janë zgjidhur 10 473 raste, ndërsa 3 588 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?