Vijon përkeqësimi i situatës te “Arrat e Gurrës” në aksin kombëtar Librazhd – Prrenjas. Pritet raporti nga shërbimi gjeologjik

Rruga Librazhd-Pogradec vazhdon të mbetet e bllokuar, teksa situata është përkeqësuar në zonën e e quajtur “Arrat e Gurrës”, ku vijojnë rrëshqitjet e tokës.

Mësohet se pritet një relacion nga Shërbimi Gjeologjik, në mënyrë që të nisë ndërhyrja.

Një nga alternativat është ndërtimi i një rruge provizore paralel me hekurudhën. Së shpejti do të mblidhet Këshilli Teknik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ura ka degraduar plotësisht, asfalti është çarë dhe duket se është i pariparueshëm. Po kështu, ka ndaluar puna për hapjen e by-pass provizor në anën e sipërme të rrugës ekzistuese, pasi jeta e punëtorëve ishte në rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama

ARRSH deklaron se rrëshqitja është fenomen natyror shkaktuar nga shiu, por prokuroria ka dyshime se mund të jetë abuzuar nga kompanitë që po ndërtojnë korridorin e VIII. Prej se dielës kanë nisur hetimet për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Shkelje e barazisë në tenderë apo ankande publike”, “Shkatërrimi i rrugës”, “Ndotja e ajrit, ujit apo tokës”.

Lotin e shtatë të autostradës e ka fituar kompania “ANK”, kantieri i se cilës ndodhet 2 km larg vendit ku u shemb rruga ekzistuese. Po kjo kompani, në pronësi të Agim Kolës, u pa këto ditë në terren, e kontraktuar nga ARRSH-ja për hapjen e bypass-it provizor.

Qytetarët e Korçës, Pogradecit, Përrenjasit e Librazhdit për të ardhur në Tiranë duhet të lëvizin në rrugën Maliq – Gramsh, e cila jo vetëm zgjat distancën por nuk ofron siguri. Një alternative tjetër por më e mundimshme është nga Tepelena e Leskoviku. Ndërsa maunet e Maqedonisë së Veriut lëvizin nga Rruga e Arbrit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?