Visar Zhiti, poeti dhe intelektuali sui generis
Nga Ardian Elezi
Fal sistemit origjinal e unikal të poetekës së tij letrare që ka ngritur,përkushtimit ndaj të vërtetës universale, humanes e kombëtares, nivelit të desidencës antikomuniste që ka shfaqur në to, Visar Zhiti konsiderohet si një nga poetët tanë më të spikatur e të talentuar ndër kohëra. Ai ka krijuar një korpus letrar nga më solidët, në nivel të vlerave estetike dhe të ideve progresive dhe emancipuese shoqërore. Si vepra dhe personaliteti i tij njerëzor shkëlqejnë nga drita e koncepteve moderne që kërkojnë ta transformojnë botën tonë, në veçanti dhe atë globale në tërësi. Si dëshmi e saj vepra e tij tashmë i është kthyer studimit në aulat e programet universitare si pjesë anatologjisë së letërsisë moderne shqiptare
Në epilogun e Rrugëve të Ferrit të tij rrëfen si Xhojsian ku në mënyre poetike e si një përrua ndërgjegje, na jep tablon e zymtësisë së kohës e pamundësisë së autorit e librit të të tij të pashkruar. Kjo dialektikë e dëshirës dhe e pamundurës autoriale mbizotëron në tërësi në narracionin e vet. Ai është shkrimtar disident që nuk u bind izmave të kohës, kanonit letrar zyrtar duke krijuar sistemin e vet poetik, nga ku i gjithë ligjërimi i tij lartësohet përmes një sistemi semiotiko-simblolik i mbushur me nëntekste të goditura ku njëherazi kumtohet i shenjuari kryesor i temës i parë në këndvështrimin e vet sa filozofik e universal. Ai është origjinal e unik në kundërvënien e raporteve diktomike mbi çështjet ekzistencialiste e filozofike të jetës përballë vdekjes, dashurisë e erosit mbi urrejtjen e shterpësinë. Proza e tij karakterizohet nga një sistem metafizik e shpirtëror, shenjash e simbolesh semiotike përtej klisheve e traditës arketipale. Kësisoj, ai themelon në letërsinë tonë një traditë që i binte ndesh kanonit të ahershëm letrar, të realizmit socialist. Poezitë e tij të kësaj kohe janë të mbushura me aludime dhe nëntekste kundër sistemit komunist, poezi që thosh disidenti Kukësian Havzi Nela, unë djepi i juaj, u bënë shkaku i burgosjes së poetit. Në disa prej këtyre vjershave, u stigmatizua, përmes metaforash të goditura e me një gjuhe simbolike dhe hermetike, partia dhe revolucioni. Ai është kafkian në botën e vet krijuese ,në mënyrën e konceptimit të qenies, mbijetesës së vet në kohën e absurdit. Akt ekspertiza kriminale e kohës që e dënoi e paraqet si njeri heretik, me ekuivoke shumë të rrezikshme e me nëntekst politik, hermetik e me koncepte dekadente dhe i ndikuar nga modernizmi reaksionar. Ai aludon për një diell të dytë që do krijohet, për përmbysje të diktaturës së proletariatitit që do vij nga Iliada e tij e panënshtruar. Përmes gravitacionit të gjakut e genit të tij atdhetar e antikomunist të dorës së parë nga ai vjen, poeti gjen referencë ngushëllimi e burim krenarie e frymëzimi poetik te të parëve të vet, të gjyshit të shpallur kulak nga regjimi komunist.
Vepra e tij ka kapërcyër kufijtë shtetëror duke u universalizuar përmes vlershmesh e çmimesh të marra, përkthimeve në shumë gjuhë të botës, në Itali, Francë, Gjermani, Rumani, SHBA, Kinë etj. Shtypi e kritika e huaj letrare e ka ccmuar e lartësuar shkrimtarin , ku ndër to veccojmë Umberto Eko, studjuesin e personalitetin e madh italian e botëror, ku për të dhimbja e privimi nga burgu nuk e ligështoj, por i mprehu spirualitetin e vet duke u bërë muza e tij frymëzuese. Poeti konsiderohet si një nga më të talentuarit e disidencës antikomuniste.
Përballë diktaturës poeti është shpotitës, keqardhës ndaj dobësisë njerëzore, sfidues e i panënshtruar ndaj tyre. Kukësi i disidentëve të njohur i ka një borxh vlerësimi e përuljeje veprës e misionit të pishtarit të dritës. Qeverisja e autoritetet vendore te Kukësit, të trevës ku ai punoi e u dënua në kohë ligshtie lipset që të rikuperoj kohën e humbur të vlerësimit e respektit ndaj poetit e disidentit Visar Zhiti, që për kontributin e tij në letrat shqipe, dimensioneve personale, politike e letrare që ai shfaqi gjatë misionit të tij të dritës e të emancipimit shoqëror të brezave atje,ta nderojë për ta shpallur qytetar nderi i tij.
Të përndjekurit politik e aktor e faktor në mbrojtje të tyre janë krenar për të, ku mbijetesën, talentin e disidencën e tij e të tjerëve si ai e shohin si pjesë të identitetit të tyre. Për ne Visar Zhiti është shenjtor, vlen më shumë së një ambasador. Ai është emblemë e qendrës antikomuniste, e moralit, e kujtesës dhe e respektit njerëzor. Politika duhet t’i jap fund instrumentalizimit të problemeve të tyre duke përdorur të përndjekurit politik e emrat e personaliteteve të saj. Promovimi i poetit të madh nga specialist i thjeshtë administratës si ministër u bë në kohën e gapit (*hendekut) të madh të krijuar mes të përndjekurve e qeverisjes së kaluar. Politika e qeverisja e atëhershme kishte nevojë për imazhin e shenjtorit Zhiti për të relaksuar marrëdhëniet me ish të përndjekurit politike e për vendosur detantën pragelektorale me to. Përtej retorikës institucionale e politike të përdorur në procedurën e emërimit për ambasador të tij, e cila duhet të ishte tejkaluar me konsensus, si në rastin e guvernatorit, mendoj që Kryeministri Rama i cili ka dëshmuar e shfaqur mitin e tij të Edipit ndaj diktaturës që në njohje me poetin është nisur nga një simbolikë me dimension human e personal ndaj tij. Në këtë drejtim ai është për tu përshëndetur e inkurajuar më tej, në promovimin e vlerave intelektuale të dënuara e përdhosura gjatë diktaturës, si Visar Zhiti, i cili me veprën e tij të dokumentimit të vuajtjes njerëzore, apleon në mënyrën e vet retorike alla franceskane rrno për me tregue për përkujdesje ndaj kujtesës, e në të njëjtën kohë të bëhet terapia e puritanizmi i shoqërisë shqiptare, i zhbërjes së shtëpisë me gjethe e konstruktorëve të saj sigurimit të shtetit që ndeshen e janë rikthyer (sipas medias së shkruar) në krye të institucioneve sensitive të sigurisë e kombëtare.