Viti 2002

Nga Gëzim Mekuli
Viti 2002. Norvegji. Qyteti Stavanger. Jemi mysafir në shtëpinë e profesoreshës së nderuar, znj. K. Këtu, të ftuar, ishin edhe 7 studentë norvegjez si dhe një profesor nga universiteti i Prishtinës. Ishte mikëpritje miqësore.
Aty, gjatë ndejës, nder tjerash, filloj edhe tema për marrëdhënjet serbo-shqiptare të pasluftës (1999). Aty, që në fillim, u fol shumë per «falje», «ardhmëri», moshakmarrje», «jeni fqinjë», «jemi në shekullin XX» etj, etj.
Me erdhi radha edhe mua. E thash se, «nuk ka maredhënje të shëndosha shqiptaro-serbe përderisa politikat serbe nuk kërkojnë falje për masakrat, dhunën, shkatërrimin dhe gjenocidin, që shteti Serb e kreu mbi shqiptarët e Kosovës».
Profesoresha e universitetit ndërhyri përsëri. Mu drejtua me trup nga unë, me krenari ngriti kokën, më vështroj rrept e me një zë të një «gjithdituri» më «këshilloj»: «Gexim, ju duhet të harroni luftërat. Ju, shqiptarët, duhet shiquar nga ardhmëria. Duhet të mësoni të falni. «Ja shiqoni neve norvegjezëve». Skeni arsye te mos falni, lufta mbaroj. Ka qeveri të re e demokratike në Serbi», thoshte ajo. (Asokohe ishte dr. Zoran Gjingjiq, kryeministër i Serbisë).
Përsëri mbrojta qëndrimin: nuk ka marrëdhenje normale e të shëndetshme me shtetin Serb nëse kjo nuk kërkon falje publikisht e zyrtarisht. Nxorra shumë shembuj të kërkimfaljes politike nga historia. Kot! Nuk bindej!
Pas 3 orësh
Biseda vazhdoj me plot tema tjera interesante, serioze por edhe me plot humor e me gaz.
Kur «papritmas» ndodhi ajo që unë edhe e prisja. Historia e Norvegjisë dhe pushtimi i Norvegjisë nga Gjermania e Rajhut të tretë. U bisedua për dëmet dhe për 10.000 të vrarët nga nazizmi gjerman. Z. K. foli për shkatërrimet e aviacionit gjerman, vecanërisht për ato në veri e në Oslo. Ishte e emocionuar. E kuptoja! Kisha empati, normale kjo. U fol edhe për gjuhën gjermane dhe arsyet se përse, akoma, gjuha gjermane nuk ishte aq e dashur nga nxënësit norvegjez për t’u studiuar. 
Atëherë dhe atje, intelektuaja e nderuar pas ca gotave verë të pira, na tha: «Unë kurrën e kurrës nuk i kaloj pushimet në Gjermani. Biles, as nuk blejë biletë aeroplani nga kompanitë e fluturimeve gjermane». Dhe vazhdonte: «As nëpër teritorin e Gjermanise nuk dua të kaloj. Thjeshtë, na kanë bombarduar dhe më kanë okupuar vendin tim të dashur, Norvegjinë».
Po, kështu u shpreh profesoresha e nderuar norvegjeze e Universitetit të Stavangerit, T. K.
Këtë moral të dyfisht nuk munda t’a përbija e as ta duroja. «Znj. K, Ju vetëm para 3 orëve, këtu, më mbatë ligjërata për «harresën», «tolerancën», «faljen dhe demokracinë», ju drejtova asaj. «Juvet para ca orëvet, këtu para 9 personave na thatë se, duhet pajtuar e mos shikuar nga e kaluara, e Ju tani më thuani se, nuk shkoni e as nuk kaloni nëpër Gjermani! Ju deklaruat se nuk bleni biletë aeroplani e nuk shkelni teritorin e Gjermanise, vetëm e vetëm seps ju kanë okupuar», «Dhe unë ju dëgjova dhe ju kuptova», vazhdoja unë. «Ju mbani mënd krimet edhe pas 60 vitesh ndërsa tentoni nga ne, shqiptarët, të harrojmë gjenocidin serb që ndohi vetëm para 3 vjetesh». »Si është e mundur kjo që ju kërkoni dicka nga ne që ju nuk e bëni vet». Pastaj shtova: «Ju mbani mënde kujtoni viktimat e më shumë se gjysmë shekulli, e në anën tjetër më thua se ne, shqiptarët, duhet të harrojmë viktimat e bëra para 3 vjetëve». «Kjo është moral i dyfisht dhe unë nuk jam me ty. Pikë».
Debati u ndez, por kjo nuk ka rëndësi në këtë shkrim.
Me këtë desha të ngrija një ceshtje, e të pyes gjithë ata shqiptarë, të cilët po presin nga 6 orë e më shumë për t’u futur në teritorin e shtetit armik e agresiv, në tokën e Serbisë?
Si është e mundur, ju, të cilët edhe nuk jeni të varur, tek e fundit, ekonomikisht, as nga Hashimi e as nga Isa, të veproni në këtë mënyrë ? Cfarë është vetëdija e jonë? A ka empati tek ne? 
Si është e mundur, që ne të investojmë, së pakut nga 100 euro për veturë (derivate, ushqim, gjoba e pije), e të ndihmojmë ekonominë e armikut tonë? Armik, i cili është aktiv dhe dëmtues aq sa edhe politikat e Millosheviqit. Por tani jo me tankse e me avion, por në forma e mënyra tjera?
E pakuptueshme është derdhja e milionave euro tek politikat e një shteti që «s’po na le dott ë marrim frymë»?
Kuptohet, secili e sacila ka të drejtën e qarkullimit të lirë. Vetëvendosje! Por, kjo dritëshkurtësi e kjo vetëvrasje kolektive, nuk po kuptohet mirë as nga « miqët tanë ndërkombëtarë ».
Sretan vam put!
*Udha e mbarë vëllëzër e motra!

SHKARKO APP