Viti 2016, 13 librat që duhen lexuar para se të kthehen në filma

Sipas parashikimeve të deritashme, mendohet se viti 2016 do të jetë një vit i mbarë në industrinë kinematografike. Parashikohet që do të ketë prurje të mira që do ta lënë gjurmë në kinematografi, duke marrë parasysh xhirimet që kanë nisur për filma të ndryshëm. Ndërkohë, ndër të tjera viti 2016 do të jetë i suksesshëm edhe librat që do të bëhen filma.
Zakonisht një pjesë e mirë e filmave të ndërtuar nga librat, rezultojnë më të suksesshëm.
Por këtu lind një pyetje: Libër apo Film? Dhe përgjigjet variojnë, ka nga ata që duan më shumë filmat dhe të tjerë “fanatikë” që nuk do ta zëvendësonin një libër me filmin.
Por disa libra nuk duhet t’i humbisni, përpara se ato të realizohen filma. Për ata që thonë se filmi ishtë më i mirë në çdo drejtim krahasuar me librin, në këtë artikull i jepet një përgjigje. Aktualisht ka shumë filma të suksesshëm, të cilët janë ndërtuar mbi bazën e librave, kujtojmë këtu Harry Potter.
Pa marrë parasysh, sa i prekshëm mund të jetë realizimi i filmit, sa detajist e me radhë, asnjëherë nuk do të jetë në gjendje të përshkruaj gjithçka sikurse ndodh në libër. Një film ka shumë kufizime kohore, po ashtu sikurse ka kufizime që të gjitha mendimet e ndjesitë të mos përfshihen brenda karakterit. Libri, gjithmonë do të ketë diçka magjike, origjinale, reale që filmi thjesht nuk do të mundet ta ofrojë. Rezulton, se pasi keni parë fillmisht filmin me subjekt një libër të caktuar, ju nuk tërhiqeni për ta lexuar më atë. Ndërsa e kundërta ndodh kur ju keni lexuar librin. Sërish është dëshira për të parë sesi të gjitha ato elementë, personazhe, aq shumë faqe, ndjesi, rrëfime të përmblidhen në një minutash të caktuar kohor.
Kështu që këshilla jonë është: Gjithmonë lexoni librin të parin! Kjo mund të iu duket e vështirë, por jo e pamundur. Më poshtë ju sjellim 13 librat, të cilat do të vendosen në ekranin e madh gjatë këtij viti.

  1. “Kafshët fantastike dhe ku mund ti gjejmë ato” nga Newt Scamander

Newt Scamander është në fakt J.K. Rowling, që do të thotë ne jemi duke u bekuar me një tjetër film nga bota e Harry Potter. Është e sigurtë që ky libër, do të jetë më i mrekullueshëm sesa e imagjinojmë.

  1. “Vajza më me fat” nga Jessica Knoll

Ky libër është krahasuar shpesh me filmin “Gone Girl”. “Vajza më me fat”, është pjesë-pjesë thriller, mister dhe është e sigurtë që do të pëlqehet.

  1. “BFG”  nga Roald Dahl

Është cilësuar si një kryevepër që eksploron fuqinë e miqësisë.

  1. “Lëre borën të bjerë” nga John Green

John Green po kthehet në një shkrimtar të dashur në të gjithë botën. Mos e humbisni librin e tij më të fundit.

  1. “Unë të kam ty” nga Eliza Kennedy

Edhe pse nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse ky roman, do të jetë pjesë e kinematografisë në vitin 2016, mos e humbisni pa lexuar. Ky roman dhe protagonisti i saj, është e sigurt që do të ngrohë zemrën e femrave kudo.

  1. “Vala 5” nga Rick Yancey
    Një tjetër roman nga Rick Yancey do të ekranizohet gjatë vitit 2016. Një vajzë e vogël që lufton për të shpëtuar vëllanë e saj më të vogël, janë në qëndër të romanit.
    7. “Unë, përpara teje” nga Jojo Moyes

Edhe pse ka disa elementë zemërthyes në këtë histori, “Unë, përpara teje” është tërësisht një vepër klasike. Tregon historinë e dashurisë së dy njerëzve që nuk kanë asnjë gjë të përbashkët.

  1. “Ferri” nga Dan Brown

Nëqoftëse ju ka pëlqyer “Kodi i Davincit”, me siguri që “Ferrin” do ta doni më shumë. Ky libër do të iu bëjë t’i ktheni faqet më shpejt sesa mund ta keni menduar.

  1. “Shtëpia e zonjës Peregrine për fëmijët e çuditshëm” nga Ransom Riggs

Edhe pse teknikisht është një roman për të rritur, kjo histori do të iu dhurojë emocione të vërteta në çdo rresht.

  1. “Gruaja e kujdestarit të kopshtit zoologjik” nga Diane Ackerman

I gjithë ky roman është bazuar mbi një histori tërësisht të vërtetë.

  1. “Lindja e Edenit” nga John Steinbeck

Lindja e Edenit” nga John Steinbeck është një roman klasik, kështu që mos e humbisni. Nuk dihet nëse filmi do të dal në vitin 2016, por ajo që dihet është se personazhi kryesor interpretohet nga Jennifer Lawrence.

  1. “Shpresëdhënësi” nga  Veronica Roth

Është sëria e tretë e vëllime të “Shpresëdhënësit” nga Veronica Roth. Mendohet që filmi do të dalë në 18 mars.

  1. “Vajza në tren” nga Paula Hawkins

“Vajza në tren” nga Paula Haëkins është një prej librave që ka bërë më shumë bujë në vitin 2015, duke u konsideruar bestseller.

Burimi: Romper

Përshtati: Sidorela Lepri

SHKARKO APP