Vjedhja në BSH, 7 miliardë lekët i faturohen buxhetit
ku përfaqësuesit e bankës qendrore në vend, kanë pohuar se shuma e lartpërmendur do të përfshihet në bilanc në zërin e shpenzimeve për tre vitet në vijim. Saktësisht, ka qenë vetë drejtori i Operacioneve Monetare në Bankën e Shqipërisë, Marian Gjermeni, i cili u shpreh para deputetëve të komisionin e Ekonomisë, se kjo përfshirje u bë pikërisht e bazuar në parimet ndërkombëtare të kontabilitetit. Por ky fakt duket se ka gjetur kundërshtim nga ana e kryetarit të këtij komisioni, Erion Braçe, i cili u kërkoi zyrtarëve të bankës më shumë argumente ligjorë për këtë veprim. Sepse sipas tij, por edhe sipas deputetëve të tjerë të këtij komisioni, nuk është aspak e drejtë që kostot e vjedhjes të transferohen në buxhet, e për pasojë sipas tyre, kjo të përballohet nga taksapaguesit. Në një kohë, kur vjedhja e gjithë këtyre parave është realizuar në fakt nga punonjës të këtij institucioni bankar, e kësisoj sipas tyre, qytetarët e thjeshtë nuk kanë përse të paguajnë indirekt lidhur me të. “Mora shkas nga shpjegimi juaj se shpenzimet e Bankës së Shqipërisë janë rritur, me përjashtim të vitit 2014, për shkak të përfshirjes së kësaj shume në shpenzime. Cila është bazueshmëria ligjore e këtij veprimi që është kryer, pse këto para të munguara futen në shpenzimet e BSH-së?”, ishte pyetja që i drejtoi Braçe përfaqësuesit të bankës qendrore. Sa u përket detajeve të këtij operacioni,
ministria e Financave bëri të ditur se në vitin 2015, fitimi i Bankës së Shqipërisë është planifikuar vetëm me 62 milionë lekë, duke pësuar ulje me rreth 1.4 miliardë lekë në krahasim me këtë vit. Parashikimi në ulje i transfertes së fitimit nga Banka e Shqipërisë, argumentohet nga ky institucion me uljen e konsiderueshme të normave të interesit, si dhe me transferimin e parakohshëm të një pjese të fitimit të vitit 2015, në buxhetin e vitit 2014. Gjithsesi, mbetet shqetësues edhe parashikimi i vitit 2016, 37.2 milionë lekë dhe i vitit 2017, 842 milionë lekë për këtë zë nga Banka e Shqipërisë, parashikime të cilat janë nën nivelin e pritshëm të këtij zëri për këtë periudhë në Kuadrin Makroekonomik dhe Fiskal 2015-2017, si dhe mbi 10 herë nën mesataren prej rreth 5.2 miliardë lekë të realizuar në periudhën 2011.