Vjeshta, stina e preferuar e fashionistave (FOTO)

Për të gjitha vajzat e apasionuara pas modës, vjeshta nuk është thjesht stina e gjetheve shumëngjyrwshe apo e aromave të mira. Më në fund, mund të heqim dorë nga rrobat e verës për të rendur drejt veshjeve tona të preferuera, të punuara me një sërë materialesh.
Sikurse e kemi thënë edhe me herët, e bukura e këtij sezoni është se mund të përdorim veshjet e sezoneve të kaluara ose mund t’i alternojmë ato me të rejat që stilistët kanë sjellur për vjeshtën 2015.
Në këtë stinë, kemi shansin që të mos humbasim disa nga truket më të reja të stilistëve.
Sigurisht, do të na marrë malli për netët e ngrohta të verës dhe diellin plot shkëlqim, por ka diçka tepër inkurajuese që lidhet me faktin që ne mund të vishemi po aq bukur dhe këndshëm, edhe kur temperaturat bien. Kështu që ka shumë arsye përse vajzat e dhëna pas modës apo fashionistat e konsiderojnë vjeshtën stinën e tyre të preferuar. 
Më poshtë ju sjellim disa prej këtyre arsyeve:
1. Ne mund të kombinojmë shumë trende, pa u dukur të çmendura.
2. Mund të kombinojmë veshjet e ngushta me të gjerat, do të dukeshim këndshëm.
3. Pantallonat në dukje si pizhama, janë një alternativë që vjeshta ofron.
4. Mund të veshim disa veshje njëkohësisht.
5. Një triko e leshtë kombinohet dhe duket bukur me gjithçka.
6. Kapelat janë të përshtatshme në çdo kohë.
7. Çdo veshje duket më e bukur me një shall të vendosur në krye.
8. Altetet me qafë janë një domosdoshmëri në vjeshtë.
9. Nuk është aq ftohtë sa të na mbajë larg fundeve të shkurtër.
10. Xhaketat e gjata janë ato që dominojnë.
11. Në vjeshtë mund të thyejmë rregullat klasike të të veshurit dhe do të shkëlqejmë.
12. Mund të luajmë me përmasat e veshjeve.
13. Kjo është koha e veshjeve të punuara me copa të leshta.
14. Mund të veshim peliçet tona të preferuara.
15. Është koha e çizmeve të gjata deri në gju.
16. Mund të luajmë duke u shtuar detaje veshjeve të verës.
17. Çorapet dhe çizmet kanë kohën e tyre të duhur.
18. Lëkura mbi lëkurë është tërësisht stil.

Përgatiti: S.L 

SHKARKO APP