Vladimir Putin nuk do të tërhiqet

Putin nuk i ka besim perëndimit. Ai do ta shndërroj Rusinë në një fuqi që, do t’ju duhet ta marrin shumë seriozisht.  E kam parë me sytë e mi, -Vladimir Putin nuk do të tërhiqet.  Kështu shprehet ish-ambasadori britanik, Tony Brenton.

Udhëheqësi Rus nuk dëshiron luftë, por gjithashtu ai nuk është kundër interesave të perëndimit, në këtë rast kundër Merkelit dhe Hollande.

Në një kohë kur Kriza e Ukrainës ka mbushur vitin, pas dramës në fillim, duket se të njëjtat pasoja sa po vijnë dhe po shtohen dhe mbeten në po të njëjtin dimensione, vdekje, akuza krimesh nga të dy anët, armëpushime të thyera rregullisht.

Kjo fazë mund të jetë dhe në fund të saj.

Rusët ndërkohë vazhdojnë të riarmatosin rebelët e Ukrainës lindore, të cilat përbëjnë versionin e përafërt të një ushtrie. Nga ana tjetër këto masa kanë detyruar dhe Uashingtonin të furnizojnë qeverinë e Kievit me armatime vdekjeprurëse.

Të gjitha këto ngjarje kanë alarmuar, Merkelin dhe Presidentin e Francës, François Hollande, duke i presionuar ata akoma më shumë në krijimin e një armëpushimi urgjent në Moskë.

E njoh Putin,- shprehet ish-ambasadori britanik. E di shumë mirë se cili është Putin në media dhe cili është Putin pas daljeve të tij publike. E kam takuar atë rregullisht kur kam qenë ambasadori britanik në Moskë në vitet 2004 – 2008. Qëllimet e tij ishin shumë të qarta.

Vlen të përmend dhe faktin se Putin ka lindur në një familje të varfër në ST Petersburg në 1952, dhe njihej si fëmijë shumë i ashpër dhe nuk përkrahej për shkak të huliganizmit të tij.

Pas një periudhe pune në ST Petersburg, munda ta njoh Putin. Aso kohe ishte një zyrtar me një reputacion të tipit të vendosur dhe që mbaronte punë shpejt. Ai kishte dy atribute që mua më bënë shumë përshtypje, ishte besnik dhe i pamëshirshëm. Lidhjet e tij të ngushta me kolegët e KGB-së e çuan atë nga ST Petersburgu në Kremlin. Dhe si vazhdim Putin si një president gëzon po ato atribute që kishte kur ishte i vogël.

Madje e kam dëgjuar teksa korrigjon Ministra Britanik rreth detajeve të diskutuara mbi tregun e gazit. Mbi të gjitha, më të rëndësishme janë momentet kur ai del në Konferencë për shtyp dhe ligjëron për orë pa asnjë shënim përpara dhe duke pritur pyetje nga të gjithë. Politikanët tanë nuk do të mund ta bënin kurrë diçka të tillë.

Putin është i vendosur se do ta bëj Rusinë një fuqi që duhet meret seriozisht. Ai nuk i ka besim perëndimit. Por ai nuk është një njeri që merr risk përsipër.

Por Putin që unë njoh, është një individ që e gjykon situatën me shumë kujdes dhe në rastin e Ukrainës mori përsipër riskun vetëm në momentin që ishte i sigurt se kishte të drejtë.

Gjithsesi Merkel dhe Hollande kanë një pozicion shumë të vështirë, por di të them se Putin nuk do ta bëjë më të vështirë punën e tyre.

 Përgatiti: Viola Thoma

SHKARKO APP