Vlerësojini njerëzit e artit
Salaria është një zonë e njohur e vendi, që ka nxjerrë figura të njohura të kulturës dhe të politkës në vend. Lulo Kapo (Cakaj) është një nga emrat që meriton të vlerësohet për kontributin që ka dhënë. Është e vështirë të marrësh penën dhe të shkruash për një njeri me përmasa të mëdha. Kështu kam dëshirë ta krahasoj Ferhat Lulo Cakaj nga Salaria. Frehati ishte i biri Lulos, njeriut të respektuar të fshatit dhe mund të them se “dardha mbin në dardhë” ose “atje ku ka rrjedhur do pikojë”. Shumë salariot nuk arritën ta njohin se ai u largua foshnje nga fshati prandaj dhe do ta quaja salariot, kuksiane .Kuksi i burrave dhe i besës me atë karakter të fortë do të kalisnin dhe karakterin e Ferhatit që e kishte trashëguar brez pas brezi, në Salarinë e maleve të larta, ku shqiponja mbretëron në hapësirë dhe salariotët thithin ajrin e pastër të maleve që i kanë bërë të fortësi veten. Bashkë u njohëm që fëmijë, por u ndamë dhe u takuam bashkë pas 65 vjetësh, të moshuar. Jeta e fëmijërisë së tij kaloi nëpër shtëpitë e fëmijëve, që nga Gjirokastra deri në Shkodër dhe i shkolluar i pjekur e i formuar jetoi e punoi në Kuksin e largët, larg njerëzve të afërt, po nuk i mungoi ngrohtësia e kuksianëve . Jeta e Ferhatit ka qenë e vështirë po dhe e bukur. Ai u bë mësues i apasionuar. Shkollën pedagogjike e mbaroi në Shkodër. Studimet e larta për Gjuhë-Letërsi i mbaroi në Tiranë. Punoi mësues i letërsisë në gjimnazin e Kuksit. Ai ishte anëtar i lidhjes së shkrimtarëve e Artistëve të Shqipërisë. U bë i njohur me veprat e tij jo vetëm në Shqipëri po dhe në Kosovë, Maqedoni e Greqi. Është shpërblyer me “Urdhrin Naim Frashëri, klasi i III-të”. Numri i krijimtarisë së tij letrare artistike është shumë i madh, ku mund të përmendim romanet “Njerëzit e qytezës në mal”, “Nesër do të jetë vonë”, “Jam bir i popullit tim”, “Zemërimi”, “Përmendorja”, dramën “Kosovarët”, “Bardhyli kërkon Gjergj Elez Alinë”. Refleksion estetik: “E vërteta mbi eposin serb”, “Të gjallë e të vdekur”. Ja pse Salaria duhet të krenohet me këto figura madhore. Ferhati është krenari e Salarisë, po dhe e Kukësit dhe i shoqërisë Shqiptare. Shoqatat dhe institucionet në Salari, Tepelenë e Kukës, emrin e këtij njeriu të madh ta përjetësojnë në një objekt publik. Ai e ka lënë emrin e tij, po shoqëria duhet të bëjë punën e saj. Ai e nderon Tepelenën si dhe shumë të tjerë, që Tepelena i ka vlerësuar Ferhati është krenaria e Salarisë, ne duhet t’i jemi mirënjohës.
Beqar Skënderi