Vlora 4 ditë pa ujë, në Rinas mbërrijnë pajisjet për të rregulluar defektin në tubacion
Qytetarët në Vlorë prej 4 ditësh po përballen me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm, si pasojë e një defekti të rëndë teknik në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm.
Pajisjet e nevojshme për riparimin e defektit kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit dhe pritet që të transportohen drejt Vlorës për të nisur ndërhyrjen teknike.
Drejtori i Përgjithshëm i Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi tha se prej 72 orësh ndodhet në qytetin bregdetar për menaxhimin e situatës dhe rrregullimin e çarjes së tubit kryesor që furnizonte me ujë depot e Vlorës.
Vetë Shoshi pranoi se ashtu si gjithë qytetarët e Bashkisë Vlorë, dhe vetë ai nuk ka patur mundësi të lahet, për shkak të mungesës së ujit.
KOHA JONË SONDAZH

