Vlora nuk “tradhton” emrin…Ja çfarë veshi në takim me Obamën!
Takimi i Vlora Çitakut me Presidentin e SHBA-ve, Barack Obama, nuk mund ta kalonte pa vëmendjen e medieve.
Vizita e Vlorës në Shtëpinë e Bardhë ndonëse u komentua shumë, pakkush ka vërejtur se çfarë kishte veshur ambasadorja.
Megjithëse shquhet për stilin, zgjedhja e saj kësaj radhe ishte e çuditshme.
Këmisha që politikania kosovare ka veshur poshtë veshjes së saj elegante, është këmishë e punuar me dorë, e cila vishet nga nuset shqiptare poshtë jelekut të arit, nëpër dasma tradicionale.
Jo më kot Vlora mban emrin e qytetit historik shqiptar, ku u ngrit flamuri i pavarësisë dhe u hedhën themelet e shtetit modern shqiptar.
Gjatë këtij takimi Çitaku u akreditua si Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës së Kosovës në SHBA.