Vlora pa ujë prej 4 ditësh, Mersini: Pjesët rezervë vijnë nga Turqia
Kryetarja e Bashkisë Vlorë, Bruna Mersini, ka reaguar lidhur me mungesën katërditore të ujit në qytet, duke theksuar se problemi buron nga ujësjellësi dhe nuk është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e bashkisë. Ajo e cilësoi defektin në tubacion si një “fatkeqësi natyrore”, duke kërkuar që situata të mos politizohet. Mersini theksoi se fokusi duhet të jetë te gjetja e zgjidhjes, jo te fajësimi.
Zgjidhja përfundimtare është në rrugë e sipër, me pjesë rezervë që priten të mbërrijnë nga Turqia. Një avion me tre pjesë thelbësore do të ulet në orën 02:30 dhe pritet të arrijë në Vlorë rreth orës 17:00. Ndërkohë, po zbatohen masa të përkohshme. Qyteti po furnizohet pjesërisht me ujë përmes sistemit të ujësjellësit, ndërsa 15 autobotë dhe ekipet e emergjencave civile janë angazhuar në shpërndarjen e ujit me koli në zonat e prekura. Këto veprime synojnë lehtësimin e situatës deri në zgjidhjen e plotë të problemit.
KOHA JONË SONDAZH

