FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Spiropali: Të drejtat e studentëve shqiptarë në RMV janë të garantuara me Kushtetutë

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka vlerësuar publikisht studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët po kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali theksoi se mënyra demokratike e artikulimit të kërkesës dhe angazhimi qytetar i studentëve përbëjnë një shembull pozitiv, duke nënvizuar se dialogu mbetet rruga më e sigurt për ndërtimin e besimit dhe forcimin e standardeve demokratike.

Ajo theksoi se kërkesa e studentëve për përdorimin e gjuhës shqipe është plotësisht në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi i Maqedonisë së Veriut. Sipas Spiropalit, respektimi i këtyre të drejtave është thelbësor për funksionimin e një shoqërie demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja shprehu gjithashtu vlerësim për qasjen e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, duke veçuar gatishmërinë e kryeministrit Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrit Izet Mexhiti Sali për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas saj, zgjidhjet institucionale, dialogu konstruktiv dhe respekti për të drejtat themelore janë elementët kryesorë për avancimin e standardeve demokratike dhe bashkëjetesës.

Në Maqedoninë e Veriut, gjithsej 385 studentë shqiptarë nga tre fakultete juridike, Universiteti i Tetovës, Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti “Nënë Tereza” kanë dorëzuar një peticion ku kërkojnë që provimi i jurisprudencës të zhvillohet edhe në gjuhën shqipe, krahas maqedonishtes. Studentët argumentojnë se kjo e drejtë u takon me ligj, pasi studimet i kryejnë në shqip dhe gjuha shqipe ka status zyrtar në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?