Vlorë, KLSH: Kontrata për parkimet me pagesë, duhet anuluar
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e kontratës për parkimet me pagesë në Vlorë. VLOTËKontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar anulimin e kontratës për parkimet me pagesë në Vlorë. Sipas KLSH nga auditimi janë konstatuar shkelje.
KLSH thekson në një njoftim për mediat se nëse zbatohet kontrata koncesionare do të ketë efekt negative dhe se ndikimi financiar për Bashkinë e Vlorës do të jetë negativ.
Sipas KLSH-së, nga auditimi janë konstatuar shkelje. KLSH thekson në një njoftim për mediat se nëse zbatohet kontrata koncesionare do të ketë efekt negative. KLSH thekson se edhe ndikimi financiar për Bashkinë e Vlorës do të jetë negative.
SHKELJET E KONSTATUARA NGA KLSH
Bashkia Vlorë me datë 12.01.2015, realizoi procedurën e dhënies me koncesion të partneritetit publik privat të shërbimit të parkimit në rrugë, në qytetin e Vlorës. Gjatë procesit të shqyrtimit dhe vlerësimit të ofertës fituese. komisioni i dhënies me koncesion ka vepruar në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, datë 25.04.2013 “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, pasi operatori i vetëm pjesëmarrës dhe fitues i koncesionit nuk plotëson kriteret e përgjithshme dhe të veçanta të pranim/kualifikimit. Proçesi i përzgjedhjes së ofertuesit fitues nga komisioni i dhënies me konçesion/ partneritet publik privat, është bërë në kundërshtim me ligjin nr. 125/2013, datë 25.04.2013 “Për konçesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar, VKM nr. 575, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe dhënies së konçesioneve/partneritetit publik privat” dhe Dokumenteve Standarde të Koncesionit Partneritet PublikPrivat, duke favorizuar bashkimin e operatorëve ekonomikë. Në këto kushte, komisioni i dhënies me konçesion/ partneritet publikprivat ka vepruar në kundërshtim me nenet 19 dhe 23 të kreu IIIProcedura për dhënien e konçesioneve/partneriteteve publike private, të ligjit nr. 125/2013, datë 25.04.2013 “Për Konçesionet dhe Partneritetin PublikPrivat”, i ndryshuar, me VKM nr. 575, datë 10.07.2013 “Për miratimin e rregullave të vlerësimit dhe të dhënies së konçesioneve/partneritetit publikprivat” dhe dokumentet standarde të koncesionit publikprivat, pasi duhet të formulonte propozimin e vendimit për ndërprerjen e proçedurës së prokurimit, si pasojë e mosplotësimit të kritereve për dhënien e kontratës së konçesionit, kriteret e përgjithshme të pranim/kualifikimit dhe kriteret e veçanta të kualifikimit. apo duke ndryshuar kërkesat e nenit 6 “Dhenia e zones se projektit. Nga vlerësimi i koefiçientit të shfrytëzimit të vendparkimeve, i përcaktuar nga komisioni i dhënies me konçesion/ppp për periudhën 10 vjeçare, janë llogaritur të ardhura të pritshme në vlerën 117,142,544 lekë. Ndersa nga llogaritjet e kryera për shfrytezimin e gjashte diteve te javes (plus e shtuna), vlera e te ardhurave te pritshme është 1,171,425,440 lekë, pra e llogaritur më pak nga komisioni, në vlerën 218,360,000 lekë. Si rezultat i ndryshimit të kushteve të kontratës, shtesë të objektit të saj për parkimin në ditët e shtuna, për 13 rrugë, për të gjithë periudhën e konçesionit, impakti financiar negativ që i krijohet buxhetit të njësisë vendore është 3,764,880 lekë, ndërsa subjekti privat përfiton me të padrejtë shumën 184,479,120 lekë Për më tepër, afati i koncesionit u rrit nga 10 në 15 vite. Nga pikëpamja e menaxhimit me efiçiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve të qeverisjes vendore, bashkisë së qytetit Vlorë i mohohen fonde të rëndësishme financiare, nëse kjo kontratë koncesionare zbatohet. Po ashtu, Bashkia mund ta kryejë këtë shërbim shumë mirë vetë, ose me ndihmën e ndërmarrjeve të varësisë. Për këto shkelje, KLSH i ka kërkuar Kryetarit të Bashkisë Vlorë, përmes përcjelljes së rekomandimeve me shkresën nr. 348/10, datë 30.06.2015, fillimin e procedurave ligjore për dhënien e masës disiplinore “Vërejtje me paralajmërim deri në largim nga Shërbimi Civil” të gjashtë punonjësve, konkretisht për tre zv/Kryetarë të Bashkisë A.M, I.B dhe A.B, për Drejtorin e Infrastrukturës G.SH, si dhe për dy specialistë të Bashkisë Vlorë M.M dhe P.TH. 2. Institucioni i Prefektit të Qarkut Vlorë ka shprehur ligjshmërinë e konfirmimit të dy Vendimeve të miratuara nga Këshillit Bashkiak Vlorë për këtë koncesion, përkatësisht Vendimi nr. 45, datë 09.10.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Prefekti i Qarkut Vlorë dhe Vendimi i Këshillit Bashkiak nr. 57, datë 11.12.2014 “Për miratimin e dhënies së koncesionit për administrimin e shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë”, konfirmuar nga Sekretari i Përgjitshëm i Prefekturës Vlorë. Këto vendime, të cilat kanë lejuar Bashkinë që të vijojë me procedurat e dhënies me koncesion, janë në kundërshtim me nenet 27, 37 dhe 38, të ligjit nr. 125/2013 ““Për Koncesionet dhe Partneritetin PublikPrivat”, i ndryshuar, të ligjit nr. 8743, datë 22.02.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, ligjin nr. 8744, datë 22.02.2001 “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike në Njësitë e Qeverisjes Vendore”, pasi në bazë të VKM nr. 639, datë 29.9.2007 “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në Bashkinë Vlorë, të Qarkut Vlorë” dhe nuk duhej të konfirmoheshin, pasi rrugët e qytetit i janë transferuar kësaj njësie vendore në përdorim dhe jo në pronësi. Në këto kushte, Bashkia Vlorë, duke mos qenë pronare e kësaj pasurie publike, por vetëm administratore, nuk ka tagrin ligjor për ta dhënë me koncesion.