Vodafone Albania ndihma për 500 familjet e përmbytura

 

Rreth 500 familje të evakuara në Jug të Shqipërisë do të përfitojnë ndihma  falë donacionit të bërë nga fondacioni Vodafone Albania në bashkëpunim Kryqin e Kuq shqiptar.

Drejtori i fondacionit Vodafone Albania Albi Greva deklaroi se nevoja për ndihmë e këtyre familjeve është emergjente ndaj dhe ftoi të gjithë të kontribuojnë për ta lehtësuar situatën.

“Janë 500 familje që do të përfitojnë në mënyrë të menjëhershme paketat ushqimore si dhe materiale të tjera të nevojshme për këtë periudhë të vështirë. Ky vendim ka rëndësi për tu bërë menjëherë, sepse nesër mund të jetë  vonë”

Ndër vite Vodafonë Albania nëpërmjet fondacionit Vodafone Albania është gjendur pranë komuniteteve në nevojë duke iu përgjigjur me ndihma dhe donacione zonave dhe familjeve të prekura nga fatkeqësitë natyrore.

SHKARKO APP