Vodafone Albania vlerësohet me Çmimin e Artë

Vodafone Albania u vlerësua për të dytin vitme Çmimin e Artë për politikat dhe praktikat që ndjek për sigurimin e të drejtave të njeriut,  diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në proçeset e punës.

Çmimi iu akordua kompanisë Vodafone Albania gjatë një eventi të organizuar nga Headhunter Albania në kuadër të prezantimit të rezultateve të Indeksit të Barazisë në Punësim.Indeksi i realizuar nga kompania The Headhunter paraqitet për herë të dytë në Shqipëri dhe në Europën Lindore, dhe është një sistem i cili rendit kompanitë të cilat mbrojnë dhe përkrahin të drejtat dhe dinjitetin e punëkërkuesve dhe punëmarrësve të komunitetit LGBTIQ. Indeksi shpërblen ato kompani që me përkushtim kanë vënë në praktikë diversitetin në vendin e punës.

Në krahasim me vitin e parë të nismës, ku u përfshinë 71 kompani, në këtë vit të dytë u anketuan plot 109 kompani shqiptare nga industri të shumta.  Nga 109 kompanitë pjesëmarrëse, shtatë prej tyre kanë arritur të marrin çmime; nder to Vodafone Albania spikati për politikat dhe praktikat që ndjek per mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe diversitetin në ambientin e punës.

Çmimi i Artë iu dorëzua Drejtorit të Departamentit të Komericialit në Vodafone Albania, Z. Theodoros Pappas nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Donald Lu. Në fjalën e tij falenderuese Z. Pappas u shpreh: “Në Vodafone i japim një rendësi të vecantë gjithëpërfshirjes dhe krijimit të një ambienti jo diskriminues pavarësisht bindjeve apo preferencave personale të punonjësëve. Nuk tolerojmë në asnjë formë diskriminimin dhe bazojmë çdo vendim punësimi tek meritat dhe profesionalizmi i punonjësve.

Vodafone Albania, si pjesë e Vodafone Group,  i mbështet politikat dhe praktikat e biznesit në rregulla dhe etika që promovojnë gjithpërfshirjen dhe përgjegjësine për të respektuar të drejtat e njeriut dhe gjithëpërfshirjen për punonjësit pavarësisht gjinisë, racës , orientimit seksual etj.

SHKARKO APP