Vodafone dhuron makina dhe një super apartament në këtë prag festash
Dyqani i Vodafone Albania në zonën e ish bllokut u kthye në një skenë ku u pritën njëri pas tjetrit fituesit e fazës së dyte të shorteut Vodafone My Dream. Se kishin menduar kurrë që një rimbushje telefoni do ti bënte pronar të një makine Fiat 500 dhe për më tepër të një super apartamenti te Kodra e Diellit. Të emocionuar dhe akoma të befasuar, fituesit nga qytete të ndryshme të Shqipërisë tërhoqën dhuratën e tyre duke e bërë të paharrueshme këtë prag festash
“Akoma nuk më besohet që mbaj në dorë çelësat e një apartamenti në zemër të Tiranës. Jam bërë pjesë e një ëndërre që ma realizoi Vodafone. E falenderoj shumë në emër të gjithë familjes time” – tha ne fjalën e tij fituesi i apartamentit
Ky aktivitet pasoi aktivitetin e verës tek Lulishtja e Vellezerve Frasheri ku fituesit e fazës së parë u bënë pronarë të 5 makinave Fiat 500
Në fillim të verës, Vodafone Albania lançoi fushatën më të madhe verore, Vodafone My Dream, ku thjesht falë një rimbushjeje prej 500 Lek, abonentët Vodafone u bene pjesë e shorteut për të fituar çdo javë 1 prej 10 Fiat 500 te vëna në dispozicion si dhe cmimin e madh për një super Apartament tek Kodra e Diellit.