Vodafone M-Pesa prezanton shërbimin e transfertave ndërkombëtare
Vodafone M-Pesa prezantoi sot në treg shërbimin e transfertave ndërkombëtare të parave permes telefonit celular. Duke nisur nga dita e sotme, falë partneritetit të Vodafone M-Pesa me kompanitë ndërkombëtare që mundësojnë transferta parash nga interneti si Skrill, Worldremit dhe PostFinance, klientët Vodafone do të kenë mundësi të marrin transferta parash nga vende të tjera të botës direkt në telefonin e tyre celular në mënyrën më të thjeshtë, më të sigurtë dhe me çmime më të lira se kurrë.
Është shumë e thjeshtë. Çdokush që jeton jashtë vendit dhe zotëron një kartë krediti / debiti, mund të vizitojë dhe të regjistrohet në një nga portalet online të një prej kompanive Skrill, Worldremit ose Postfinance. Këto platforma i mundësojnë klientëve të vendosin numrin Vodafone drejt të cilit dëshirojnë të dërgojnë para dhe transferta kryhet menjëherë. Pas kryerjes së transfertës, marrësi në Shqipëri njoftohet nëpërmjet një SMS për shumën e dërguar.
Çdo klient Vodafone i regjistruar apo jo në M-Pesa mund të tërheqë shumën e marrë në një nga dyqanet Vodafone ose pikat që ofrojnë shërbimin M-PESA në të gjithë Shqipërinë. Ndërkohë që klientët Vodafone M-Pesa mund të zgjedhin që fondet e marra t’i përdorin direkt nga telefoni i tyre celular për shërbimet e tjera që Vodafone M-Pesa ofron për ta, si pagesa e faturës së OSSHE apo UKT, transferta parash drejt numrave të tjerë Vodafone, rimbushje telefoni, etj.
Rreth një vit më parë, Vodafone Albania prezantoi për herë të parë në Shqipëri, sherbimin e Vodafone M-Pesa qe ka revolucionarizuar eksperiencën e shërbimit të dërgesave dhe pagesave elektronike nëpërmjet telefonit celular për konsumatorët shqiptarë. Shërbimi i transfertave ndërkombëtare të parave i bashkohet portofolit të shërbimeve Vodafone M-Pesa duke i ofruar klientëve zgjidhjen më të leverdisshme dhe çmimet më konkurruese në treg.
“Transferta ndërkombëtare e parave elektronike nëpërmjet Vodafone M-Pesa është platforma e parë celulare në tregun shqiptar që i mundëson të gjithë klientëve Vodafone të marrin transferta parash nga vendet e tjera menjëherë dhe me akses 24 ore ne 7 dite te javes. Ne jemi shumë të lumtur që deri me sot, më shumë se 200.000 klientë i janë bashkuar dhe përfitojnë nga shërbimet e ofruara nga Vodafone M-Pesa. Besimi i tyre na motivon për të zgjeruar edhe më shumë portofolin e shërbimeve të ndryshme për klientët tanë. Shërbimi i transfertave ndëkombëtare do të pasohet së shpejti me zgjidhje dhe shërbime të tjera impresionuese dhe që përbëjnë risi në tregun Shqiptar”, – tha Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare.
Si kryhet transferta ndërkombetare?
- Dërguesi viziton dhe regjistrohet në nje prej portaleve online të Skrill, WorldRemit ose Postfinance;
- Dërguesi zgjedh vendin ku ndodhet (nga ku do të dërgojë paratë) dhe vendin ku do të dërgojë paratë (Shqipërinë) dhe më pas zgjedh shërbimin përmes të cilit do i dërgojë;
- Për dërgesat përmes sherbimit Vodafone M-Pesa zgjidhet ‘Mobile Money Transfer’, vendosen të dhenat e marrësit dhe shuma që dëshiron të dergojë;
- Derguesi plotëson të dhënat e kartës së kreditit apo debitit dhe transferta proçesohet menjehërë;
- Marrësi ne Shqipëri njoftohet nëpërmjet një sms per shumën e transferuar drejt numrit të tij.
Vodafone M-Pesa është zgjidhja më e mirë e shërbimit të dërgimit dhe marrjes së parave elektronike qe mund të aksesohet nga çdo lloj celulari dhe pa pasur nevojën e një llogarie bankare. Vodafone M-Pesa i mundëson klientëve t të kenë një llogari elektonike parash në telefonin e tyre me anë të të cilit mund të marrin dhe dërgojnë para, mund të paguajnë fatura dhe kryejnë rimbushje telefoni në çdo kohë kudo me çmimet më të përballueshme ne treg.
Për më shumë informacion rreth Vodafone M-Pesa si institucion i parasë elektronike vizitoni faqen zyrtare www.vodafone.al/m-pesa